Ndërron jetë prezantuesi dhe komediani i njohur britanik
Prezantuesi dhe komediani i njohur britanik Paul O’Grady ka vdekur në moshën 67-vjeçare.
Lajmin e konfirmoi në një deklaratë për mediat bashkëshortja e tij, e cila tha se Paul vdiq papritur por në mënyrë paqësore.
Në deklaratë nuk jepet asnjë shkak mbi vdekjen e komedianit të njohur.
O’Grady u bë i famshëm në vitet 1990 me personazhin e tij “Lily Savage” duke vazhduar të prezantojë programe të tjera argëtuese në BBC.
Paul ishte ndër të parët i cili solli dashuritë për kafshët në ekran dhe veçanërisht qentë.
Më vonë gjatë karrierës së tij, ai vazhdoi të drejtonte një sërë emisionesh, dhe gjithashtu solli dashurinë e tij për qentë në ekran.
Ai kohët e fundit kishte qenë në turne duke luajtur Miss Hannigan në muzikalin Annie.
Një turne të cilin e kishte shumë përzemër dhe shpërndante shpesh postime në Instagram, duke shprehur kënaqësinë e tij në lidhje me shfaqjen.
Ai kishte planifikuar të prezantonte programin në Radio Boom për të dielën e Pashkëve.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq