Brukseli me sytë nga hotelet e boshatisura për të ndihmuar të pastrehët gjatë pandemisë
Pandemia ka qenë një sfidë për këdo, veçanërisht për grupet më rrezikuara më të shoqërisë.
Të pastrehët përballen me vështirësi të ndryshme nga dita në ditë, por ajo çka e ka përkeqësuar edhe më shumë situatën e tyre ka qenë pandemia.
Kjo do të thotë që autoritetet vendore duhet të mendojnë tashmë jashtë kornizave për të gjetur një zgjidhje për ta.
Qeveria rajonale e Brukselit ka menduar të vejë në dispozicionin e tyre shumë hotele që qëndrojnë të boshatisura, një prej të cilëve i është dorëzuar një organizate jofitimprurëse që e ka vënë menjëherë në shërbim të pastrehëve.
“Kemi disa të pastrehë këtu dhe thjesht kanë nevojë për pak ndihmë për t’iu gjetur një shtëpi. Ata kanë thuajse të gjithë dokumentacionin e duhur por duhet të finalizojnë disa procedura administrative”.
Aktualisht, 9 hotele kanë transferuar menaxhimin e bizneseve të tyre drejt këtyreinstitucioneve, në këmbim të kompensimit.
Por kjo është një zgjidhje e shpejtë e një problemi të strukturuar që me shumë gjasë do të përkeqësohet nga recesioni ekonomik, thotë François Bertrand, drejtori i organizatës Bruss’Help.
“Shumë njerëz po shkojnë drejt një varfërie të thellë, e disa të tjerë edhe të pastrehë pasi nuk kanë më të ardhura”, shtoi Bertrand.
“Tani, sfida në terma afatgjatë, vjen pasi të mbarojë kriza e COVID, për gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare për të gjithë personat në nevojë, çka kërkon mobilizimin e apartamenteve dhe studiove të vogla dhe kemi filluar të punojmë për këtë që tani”.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet