Frika nga COVID-19, Suedia kufizon grumbullimet publike
Qeveria suedeze vendosi të hënën të reduktojë përmasat e grumbullimeve publike në përpjekje për t’i bërë ballë valës së dytë të pandemisë, që ka shkaktuar një numër rekord infektimesh, duke bërë që të rritet presioni ndaj spitaleve.
Deri tani suedezët nuk u janë përmbajtur rekomandimeve për t’u mbrojtur nga koronavirusi dhe për këtë shkak kryeministri Stefan Lofven deklaroi se grumbullimet publike do të kufizohen në 8 persona, nga 300 që ishin më parë.
“Nga 24 nëntori, maksimumi 8 persona do të lejohen të grumbullohen në publik. Kjo është një normë e re për të gjithë shoqërinë suedeze. Ju bëj thirrje qytetarëve të mos shkoni në palestra, në biblioteka dhe të mos organizoni festa familjare. Anulojini të gjitha”, tha Stefan Lofven, kryeministër i Suedisë.
Vala e dytë e coronavirusit e ka prekur Suedinë pak më vonë se vendet e tjera të kontinentit evropian, por ritmi i infektimeve është rritur që nga fillimi i muajit, i shoqëruar me rritje të shtrimeve në spitale dhe në njësitë e terapisë intensive.
Vendi nordik tërhoqi vëmendje ndërkombëtare për përgjigjen e tij ndaj pandemisë, me shmangien e bllokadave dhe mos përdorimin e maskave, por duke u bazuar kryesisht tek masat vullnetare.
Mbi 6 mijë persona me COVID-19 kanë vdekur në Suedi që nga nisja e pandemisë, një nivel vdekjeje për banor më i lartë se ato të vendeve të tjera fqinje, por më i ulët se disa vende të tjera evropiane si Spanja.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi