Diamanti i rrallë rozë del në ankand, çmimi i pritshëm 35 milionë dollarë 

30 Mars 2023 | 08:03

Një diamant rozë me “ngjyrë dhe shkëlqim të pakrahasueshëm” pritet të arrijë më shumë se 35 milionë dollarë kur të dalë në shitje në Nju Jork, njoftoi të mërkurën shtëpia e ankandeve Sotheby.

10,57 karat dhe i quajtur The Eternal Pink, guri i çmuar i rrallë do të dalë në ankand publik këtë qershor, katër vjet pasi kompania e Afrikës së Jugut De Beers e zbuloi atë në një nga minierat e saj në Botsvana, raporton CNN.

E klasifikuar zyrtarisht si një ngjyrë “vjollcë-rozë”, është diamanti më i vlefshëm i asaj nuance që është shfaqur ndonjëherë në ankand, sipas Sotheby’s. Kreu i shtëpisë së ankandeve të bizhuterive për Amerikat, Quigg Berning, tha në një deklaratë se guri “i bashkohet radhëve të diamantëve më të rëndësishëm në histori”.

Çmimi i diamanteve përcaktohet kryesisht nga ajo që gjeologët i quajnë katër “C” – karat, prerje, ngjyra dhe qartësi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026