Von der Leyen: Ukraina, faktor përcaktues për marrëdhëniet Kinë-Evropë
Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e paralajmëroi të enjten Kinën se qasja e tyre ndaj pushtimit të paprovokuar të Ukrainës nga Rusia do të jetë faktor vendimtar në formësimin e marrëdhënieve mes Pekinit dhe Evropës.
“Duhet të jemi të sinqertë në këtë pikë. Mënyra se si Kina vazhdon të ndërveprojë me luftën e Putinit do të jetë një faktor përcaktues për marrëdhëniet BE-Kinë në vazhdim”, tha shefja e BE-së, shkruan REL.
Ajo shtoi se Kina, si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurisë së OKB-së, ka përgjegjësi të mbajë rol konstruktiv në tentimet për arritjen e një “paqe të drejtë” të bazuar në integritetin territorial të Ukrainës, me tërheqjen e trupave pushtuese të Rusisë.
“Çdo plan paqeje që në fakt do të konsolidonte aneksimet ruse thjesht nuk është plan i zbatueshëm”, tha ajo gjatë një fjalimi në Bruksel në prag të një udhëtimi në Pekin.
Më 23 mars u bë e ditur se udhëheqësit e BE-së do ta miratojnë një marrëveshje që synon t’i dërgojë Ukrainës 1 milion predha artilerie brenda 12 muajve të ardhshëm, për ta ndihmuar vendin të mbrohet kundër forcave ruse.
LEXONI GJITHASHTU
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi