RMV, policia dhe prokuroria marrëveshje për bashkëpunim kundër kriminelëve

30 Mars 2023 | 15:43

Policia dhe Prokuroria në Maqedoninë e Veriut kanë arritur një marrëveshje për heqjen e burokracive dhe rritjen e bashkepunimit mes tyre me qëllim lëhtësimin e procedurave për personat e akuzuar për krime të ndryshme.

“Kemi vërejtur se ka disa hapsira në procedurën penale, në komunikimin ndërinstitucional. Në të gjithë duam ti shohim kriminelët sa më shpejtë pas hekurave. Jam i bindur se protokolli do të përshpejtojë procesin por ne duhet ta bëjmë këtë të mundur”, tha Kilian Vall, ambasador i OSBE së në Shkup.

Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski tha se policët do të kenë kontakt direkt me prokurorët të cilëve do tua dorëzojnë provat në kohë reale dhe kështu do të ketë sukses në ndjekjen e veprave penale.

“Zbatimi i ligjeve për të luftuar krimin nuk mund të varet nga rrethanat apo kushtet në të cilat mund të dëmtohen hetimet. Qëllimi jonë i përbashkët është gjetja, dëshmia, dhe pengimi i veprave penale dhe zbatimi i përpiktë i procedurës penale duke mbajtur llogari për mbrojtjen e të drejtave të viktimave, të dyshuarve apo akuzuarve”, u shpreh ai.

Kryeprokurori Lubomir Joveski thotë se ky protokoll do të ndikojë edhe në përmirësimin e imazhit të gjyqësorit që gëzon shumë pak besim nga qytetarët.

“Besimi i ulët në sistemin gjyqësor vërtetë është shqetësues por ky është perceptimi i opinionit. Në raportin e vjetshëm të DASH nuk kemi patur kritika por të jem i sinqertë, skemi as lëvdata. Duhet të punojmë më shumë edhe në të qenit të hapur me opinionin që ta kuptojnë natyrën e punës tonë”, theksoi ai.

Gjatë vitit të kaluar në adresë të Prokurorisë së Maqedonisë së Veriut kanë ardhur rreth 20 mijë kallëzime penale, prej të cilave 70 përqind nga policia. Sipas Prokurorisë, shumica e këtyre lëndëve apo rreth 20 mijë janë duke u proceduar.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026