Vaksina nga Pfizer do të jetë më e shtrenjtë se ajo e Astrazeneca

17 Nëntor 2020 | 10:54

Tashmë si Pfizer me BioNTech ashtu dhe Universiteti i Oxford-it me Astrazeneca janë në garë për të nxjerrë vaksinën duke qenë se të dyja kanë rezultuar me efektshmëri të lartë.

Përveç fokusit që është vënë te dalja e një vaksine ndaj COVID-19, vëmendje ka marrë gjithashtu dhe pjesa e çmimit, gjë e cila ka marrë dhe vëmendjen e redaksisë digjitale në Euronews Albania, KUBI.

Sipas burimeve të cilat ende nuk janë verifikuar dhe ende nuk ka deklarata zyrtare vaksina nga Pfizer dhe BioNTech është shtatë herë më e shtrenjtë se ajo e Universitetit të Oxford-it dhe Astrazeneca, pra një diferencë shumë e madhe në çmim midis dy vaksinave.

Vaksina e Pfizer mund t’i kushtojë Britanisë 588 milion paund. Vetëm një dozë e vaksinës do të jetë 15 paund ndërkohë që vaksina konkurente mund të kushtojë vetëm  2.23 paund për dozë.

Pakot e akullit të dizenjuara posaçërisht për të mbajtur vaksinën e Pfizer do të kushtojnë 5000 paund secila.

Secila do të kërkojë dy doza të ndara nga 3-4 javë dhe kostoja e vaksinimit të një personi mund të shkojë nga 4.50 deri në 30 paund.

Ndërkohë që 40 milion doza të Pfizer janë porositur me një kosto potenciale prej 588.4 milion paund, 100 milion dozat e Oxford mund të kushtojnë më pak se 223 milion paund.

Deri tani nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar sa i përket çmimit të vaksinave.

Kostot e marrëveshjes nuk janë konfirmuar zyrtarisht por BioNTech ka zbuluar detaje të marrëveshjes së saj me qeverinë amerikane.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tatuazhet që reflektojnë nivelin e glukozës dhe rrahjeve të zemrës në organizëm

Monitorimi i rrahjeve të zemrës apo i nivelit të glukozës shumë shprejt do të kryhet përmes bojës së tatuazheve. Kërkuesit në Korenë e Jugut po...
15:40 | 05/08/2022

UEFA i beson teknologjinë gjysmë-automatike finales së Realit me Eintracht Frankfurt

Teknologjia gjysmë-automatike e pozicionit jashtë loje, do të jetë një risi e cila pritet të implemetohet në superkupën e UEFA-s mes Real Madrid dhe Eintracht...
14:19 | 05/08/2022

Fustani i Charlotte që boshatisi magazinën brenda 24 orëve

Imazhi i një princëshë të vogël. Nëse dikush do të dojë sot të blejë për vajzën fustanin blu me bija të bardha dhe jakë bebe...
16:29 | 04/08/2022