Rikthehet Superliga Shqiptare, përballje interesante për kreun
Skuadrat e Superligës Shqiptare i kanë dhënë fund pauzës disa ditore, ndërsa tani do të zbresin sërish në fushë për vijimin e kampionatit. Java e 27-të luhet të shtunën dhe të dielën me dy përballje tejet interesante.
Ekipet e kreut do të synojnë të forcojnë edhe më tej pozitën e tyre, me dëshirën për të nisur shkëputjen nga njëra-tjetra.
Partizani kryesues udhëton drejt qytetit të Durrësit, ku të dyja skuadrat po kalojnë një formë të mirë. Që pas humbjes ndaj Kukësit, demat regjistrojnë 2 fitore dhe 1 barazim. Në anën tjetër, bardheblutë e Orges Shehit, luajnë në shtëpi përballë Erzenit.
Shijakasit e kanë humbur disi formën, por sërish mbeten ndër skuadrat që synojnë kreun e renditjes dhe gjenden vetëm 7 pikë larg Tiranës.
3 sfidat e tjera janë Kukësi-Egnatia, Vllaznia-Bylis dhe Kastrioti-Laçi. Aktualisht mbeten dhe 10 ndeshje deri në fundin e këtij sezoni futbollistik.
Superliga Shqiptare 22-23 është një nga garat më interesante të kësaj dekade ku skuadrat janë mobilizuar dhe kërkojnë përmbushjen e objektivave të vendosura në fillim të sezonit.
LEXONI GJITHASHTU
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta