Më pak të dëmshme? Njihuni me studimet shkencore mbi cigaret elektronike

31 Mars 2023 | 17:52

• Studimet e bazuara në fakte shkencore provojnë se përdorimi i cigareve elektronike është më pak i dëmshëm

• Normat e lënies së duhanit janë më të larta tek njerëzit e prirur ndaj cigareve elektronike

• Rezultatet janë nxjerrë nga studimet epidemiologjike dhe anketat e tregut

Në Shqipëri, përdorimi i cigareve elektronike po njeh rritje të konsiderueshme, duke çuar drejt zëvendësimit në një shkallë të lartë të cigareve tradicionale. Shumë prej përdoruesve po zëvendësojnë cigaren e zakonshme me atë elektronike për të minimizuar dëmet e mundshme. Disa studime të fundit nga akademikë të mirënjohur në SHBA dhe Angli hedhin më shumë dritë për përdoruesit.

“Cigaret elektronike mund të kontribuojnë ndjeshëm në uljen e dëmit, drejt qëllimit fisnik për të rritur numrin e të rriturve që e lënë duhanin.”

Në këtë drejtim është e rëndësishme të theksojmë “dallimin midis cigareve  elektronike dhe produkteve të duhanit me ngrohje, ku këto të fundit janë provuar të sjellin një rrezik më të ulët në përdorim.

Ky është përfundimi i një analize studimore të botuar në revistën Nature Medicine, nënshkruar nga Kenneth E. Warner (Universiteti i Miçiganit), Neal L. Benowitz (Universiteti i Kalifornisë, San Francisko), Ann McNeill (King’s College London) dhe Nancy Rigotti (Shkolla Mjekësore e Harvardit).

Autorët raportojnë mbi studimet e kryera, si në Mbretërinë e Bashkuar ashtu edhe në Shtetet e Bashkuara, se “përdorimi i cigareve elektronike ka sjellë një rritje të shkallës së ndërprerjes së duhanit në 10-15%”, ndërsa Akademitë Kombëtare të Shkencës, Inxhinierisë dhe Mjekësisë në SHBA dhe një kërkim i pavarur i porositur nga Departamenti i Shëndetësisë dhe Kujdesit Social në Angli arritën në përfundimin “që përdorimi i cigareve elektronike është shumë më pak i dëmshëm se pirja e duhanit”.

Edhe një rishikim i Cochrane arriti në përfundimin se “dukej qartazi se normat e lënies së duhanit ishin më të larta tek njerëzit e prirur ndaj alternativave të nikotinës (cigaret elektronike) sesa tek ata të prirur për terapi zëvendësuese të nikotinës”.

Rezultate të ngjashme janë të marra nga studimet epidemiologjike dhe anketat e tregut sipas të cilave, kur rritet shitja dhe përdorimi i cigareve elektronike, ulen shitjet e cigareve tradicionale dhe anasjelltas.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026