Kapiteni i përfaqësueses Elseid Hysaj me COVID-19

17 Nëntor 2020 | 19:54

Përfaqësuesja shqiptare e futbollit do ta luajë përballjen me Bjellorusinë pa kapitenin Elseid Hysaj.

Njëzetegjashtëvjeçari shkodran ka rezultuar pozitiv me COVID-19 në testin e fundit të bërë skuadrës.

Lajmi është njoftuar nga Federata Shqiptare e Futbollit në një deklaratë për shtyp në web-faqen e saj zyrtare.

FSHF tha se futbollisti, i cili aktivizohet me Napolin, është vënë në karantinë sapo ka marrë rezultatin në mbrëmje.

Federata siguroi se të gjithë lojtarët dhe stafi i përfaqësueses, kanë rezultuar negativë.

Pas infektimit me COVID-19, tashmë Hysajt i duhet të qëndrojë në Shqipëri deri sa të shërohet.

Shqipëria luan përballë Bjellorusisë mbrëmjen e së mërkurës në Tiranë, ndeshje kjo e vlefshme për Ligën e Kombeve dhe tejet vendimtare për fatet e Grupit 4 të Ligës C, pasi Bjellorusia ka 10 pikë ndërsa Shqipëria 8.

Një fitore e mundshme ndaj bjellorusëve do të thoshte marrje të kryesimit për Shqipërinë.

Në klubin me të cilën Hysaj aktivizohet, Napoli, nuk ka pasur të infektuar me COVID-19 kohët e fundit. Më parë janë infektuar Andrea Petagna, Piotr Zielinski dhe Eljif Elmas, të cilët kanë mundur të riaftësohen.

Ndërkohë për sa i përket përfaqësueses shqiptare, në muajin shtator pati pretendime mediatike se Ardian Ismajli, Ylber Ramadani dhe Hysen Memolla kishin rezultuar pozitiv me COVID-19, mirëpo FSHF i përgënjeshtroi këto duke publikuar rezultatet e analizave.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026