Altin Hoti: Qeveria realizon vetëm 50% të investimeve të parashikuara

17 Nëntor 2020 | 20:29

“Qeveria në 10 vitet e fundit realizon vetëm 50% të investimeve, ndërkohë që shteti përmes këtyre investime mund të rrisë vendet e punës.Ndaj ky buxhet nuk do të bëj përjashtim”, tha profesori i Ekonomisë në Universitetin Amerikan të Lindjes së Mesme në Kuvajt, Altin Hoti në bisedën për buxhetin në ‘Me pak fjalë”, në Euronews Albania, të martën.

Gjatë bisedës me Neritan Sejaminin, Hoti u shpreh se ndryshimi i sistemit të taksave ka tkurrur investimet e huaja në vend:

“Mungesa e stabilitetit të politikës fiskale i largon nga Shqipëria duke sjellë tkurrjen e investimeve në Shqipëri.”

Gjithashtu ai sqaroi se ndryshimi i taksave ndikon edhe në bizneset në vend, dhe e bën të pamundur administratën tatimore të mbledhë të ardhurat.

“Këto paqëndrueshmëri e drejtojnë biznesin drejt mos-pagesës së taksës,” përfundoi Hoti.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Personat me aftësi të kufizuara marrin përkujdesje të papërfillshme nga shteti

Vetëm 4% e personave me aftësi të kufizuara fizike dhe intelektuale në Shqipëri marrin shërbime në qendrat shtetërore të përkujdesit. Personat me aftësi të kufizuar...
22:20 | 25/05/2021

Rreth €700 mln pastrohen çdo vit në Shqipëri përllogarit raporti i GIATOC

Nga 300 deri në 700 milionë euro para të paligjshme në një vit futen në Shqipëri, sipas një vlerësimi të raportit të Nismës Globale Kundër...
22:54 | 19/05/2021

Vetëm 25% e rasteve të dhunës ndaj grave përfundojnë në Gjykatë

Pjesa më e madhe e grave nuk e raportojnë dhunën e ushtruar ndaj tyre ndërsa edhe ato raste që raportohen pak herë përfundojnë me dënime....
22:52 | 18/05/2021