Italia me dorë të hekurt, 100 mijë euro gjobë zyrtarëve që përdorin fjalë të huaja

2 Prill 2023 | 09:35

Italianët që përdorin anglisht dhe fjalë të tjera të huaja në komunikimin zyrtar mund të përballen me gjoba deri në 100 000 euro sipas një ligji të ri të prezantuar nga partia Vëllezërit e Italisë të kryeministres Giorgio Meloni.

Fabio Rampelli, deputet i Dhomës së Ulët të Deputetëve, prezantoi ligjin e mbështetur nga kryeministrja.

Ndërsa ligji mbulon të gjitha gjuhët e huaja, ai synon në mënyrë specifike “anglomaninë” ose përdorimin e fjalëve angleze, për të cilat drafti thotë “përçmojnë” gjuhën italiane, duke shtuar se është më keq sepse Britania e Madhe nuk është më pjesë e BE-së.

Projektligji, i cili ende nuk është debatuar në parlament, kërkon që kushdo që mban një pozicion në administratën publike të ketë “njohje të mirëfilltë të gjuhës italiane”.

Ai gjithashtu ndalon përdorimin e gjuhës angleze në dokumentacionin zyrtar, duke përfshirë “akronimet dhe titujt” e roleve të punës në kompanitë që operojnë në vend.

Subjektet e huaja do të duhet të kenë botime të të gjitha rregulloreve të brendshme dhe kontratave të punës në italisht, sipas një projektligji të paraqitur nga CNN.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rumania në alarm, F-16 rrëzon dronin e tretë brenda tre ditësh në hapësirën e saj ajrore

Tensionet vijojnë të mbeten të larta në kufirin lindor të NATO-s, pasi Rumania njoftoi se një avion luftarak F-16 ka rrëzuar një tjetër dron që...
10:56 | 26/07/2026

Aksident i rëndë në Gjermani, karvani përplaset me kolonën e makinave, 34 të plagosur mes tyre fëmijë

Të paktën 34 persona, mes tyre shumë fëmijë, kanë mbetur të plagosur të shtunën në një aksident të rëndë në autostradën A9 në Turingi, në...
09:03 | 26/07/2026

Publikohet identiteti i të dyshuarit për sulmin në Berlin, policia: Mos iu afroni

Policia gjermane ka nisur kërkimin me të gjitha mjetet për Abdul B., 21 vjeç, i dyshuar si autor i sulmit të rëndë gjatë aktivitetit “Christopher...
08:15 | 26/07/2026