Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK, avokati: Sot pritet ndërprerja e masës së paraburgimit, numri i dëshmitarëve i sajuar
Sot në orën 11.00 do të mbahet në Hagë Konferenca për ecurinë e çështjes në ngarkim të Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit.
Avokati Skënder Musa tha për Euronews Albania se seanca e sotme është më e rëndësishme se ajo pararendësja, pasi sot pritet të diskutohen provat dhe masa e sigurisë ndaj të pandehurve.
“Sot është seancë më kryesore se ajo e para, do të diskutohen provat dhe siguria e të pandehurve. Gjykata i ka ndarë provat në disa faza edhe dëshmitarë, por shumica e materialeve e të nevojshme për mbrojtjen janë dorëzuar, dhe aktakuza për mbrojtjen.
Por një element i rëndësishëm është masa e sigurisë, në rastin konkret masa e paraburgimit, mund të pritet ndërprerja e kësaj mase”, tha avokati.
Sipas tij, numri i madh i dëshmitarëve, plot 153 që pretendohet se disponohen nga prokuroria speciale është artificial dhe i sajuar nga prokurorët, në kushtet kur sipas tij e kanë të pamundur të vërtetojnë të faktojnë akuzat.
“Ne në Kosovë jemi mësuar me shumë prova dhe faqe kur kemi të bëjmë me ato të dorëzuara nga Serbia dhe besoj se edhe gjyqtarët e Speciales dhe prokurorët që janë ish-prokurorë të EULEX e dinë se institucionet e Serbisë janë të njohur për prodhim të dokumenteve të falsifikuara.
Nuk pres të ketë prova bindëse. Është praktikë që çdo herë që prokurorët hasën në vështirësi për të faktuar një akuzë të rrisin numrin e dëshmitarëve. Nëse kemi një gjyq të drejtë, ata do të shpallen të pafajshëm.
Por në këtë fazë të procedurës është me rëndësi të vendoset si do mbrohen, nga liria, nga paraburgimi apo me masa më të lehta sigurie. Nuk më bën përshtypje numri i lartë i dëshmitarëve, kjo bëhet me qelli, pasi ata janë marrë në pyetje pa prezencën e të akuzuarve. Mbrojtësve dhe të akuzuarve nuk është dhënë mundësia që të kundërshtojnë deklaratat e tyre. Të gjithë deklaratat që merren në këtë mënyrë s’mund të merren të vërteta, sepse dëshmitarëve mund t’u imponohen deklaratat”, tha ai.
Me qëllim të konfirmimit të aktakuzës kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Prokuroria e Specializuar në Hagë, siç njofton në faqen e saj zyrtare disponon një material prej rreth 43 mijë faqesh, duke përfshirë raporte, deklaratat të dëshmitarëve, fotografi, e mbi 20 orë material audio-vizuel dhe 153 dëshmitarë.
Sipas parashtresës së Prokurorisë, ajo parashikon sigurimin e hollësishëm të materialit me prova për mbrojtjen deri më 30 prill 2021, kurse shton se do të jetë në gjendje t’i ofrojë listën e plotë të dëshmitarëve deri më 31 maj 2021, me kusht që procedurat aktuale paraprake pranë Dhomave të Specializuara të jenë afër përfundimit dhe se në të njëjtën kohë është planifikuar fillimi i gjykimit.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur