Kriza politike në Bullgari, qytetarët votojnë në zgjedhjet e pesta brenda dy viteve

2 Prill 2023 | 11:10

Këtë të diel në Bullgari zhvillohen zgjedhjet parlamentare, të pestat në më pak se dy vite.

Vendi vijon të jetë në krizë politike.

Qytetarët u drejtohen kutive të  votimit sepse asnjë nga partitë politike nuk  ka arritur të krijojë një qeveri të qëndrueshme.

Sipas sondazheve gara është e ngushtë mes partisë Gerb të kryeministrisë Bojko Borisov dhe partisë “Ne Vazhdojmë Ndryshimin”, drejtuar nga ish-kryeministri Kiril Petkov.

Këtë herë Partia e Petkov ka krijuar një aleancë me një parti të vogël të qendrës së djathtë e quajtur Bullgaria Demokratike.

Sikundër në zgjedhjet e mëparshme, korrupsioni dhe inflacioni kanë qenë temat kryesore.

Bullgaria është shteti më i varfër në Bashkimin Europian. Është anëtare e NATOS por ka edhe lidhje të forta historike dhe kulturore  me Rusinë.

Nga fundi i vitit 2022, parlamenti bullgar miratoi paketën e parë të ndihmës ushtarake për Ukrainën, por presidenti Rumen Radev njoftoi se Bullgaria nuk do të dërgonte armë në Kiev pa një kabinet të qëndrueshëm në pushtet.

Pro-rusi Radev, ka emëruar kabinete të përkohshme dhe e ka kritikuar Petkovin dhe aleatët e tij si “luftënxitës”.

Sondazhet e fundit sugjerojnë se shanset për një fund të menjëhershëm të ngërçit politik janë të ulëta. Deri në shtatë grupe mund të arrijnë pragun 4% për të hyrë në një parlament të fragmentuar ku partitë populiste dhe pro-ruse ka të ngjarë të rrisin përfaqësimin e tyre dhe të promovojnë politikë radikale dhe anti-BE.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026