Kërkesë për rikthimin e tifozëve, në Angli presin që stadiumet të hapen pjesërisht në dhjetor
Mungesa e tifozëve në shkallët e stadiumit është kthyer në një problem shumë të madh për klubet, që kanë humbur një nga burimet më të mëdha të të ardhurave.
Situata e paparashikueshme e COVID-19, ka bërë që shumë shtete në botë t’i mbajnë dyert e impianteve sportive të mbyllura që nga muaji mars. Edhe pse situata me shifrat nuk duket e mirë, mediat angleze raportojnë se në dhjetor tifozët mund të rikthehen në shkallët e stadiumit.
Bëhet fjalë për një propozim që Departamenti për Sektorin Digjital, Kulturën, Median dhe Sportin i ka bërë qeverisë, që duke nisur nga data 2 dhjetor, të ketë një hapje të pjesshme dhe të reduktuar edhe për stadiumet. Diçka e tillë është aplikuar në shfaqjet artistike apo dhe kulturore, ndaj kërkohet i njëjti standard edhe për zhvillimet sportive.
Sipas propozimit të bërë, kërkohet që stadiumet të hapen vetëm në zonat ku konsiderohen me rrezikshmëri më të vogël, si dhe me një numër të kufizuar. Topi është në anën e qeverisë, nëse do u rikthejë tifozëve mundësinë për të përjetuar emocionet e munguara prej disa muajsh.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq