Vaksina anti-covid do të jetë 94% efikase tek mosha mbi 65 vjeç, thotë Pfizer-BioNTech
Vaksina e coronavirusit e krijuar nga Pfizer dhe BioNTech ka rezultuar 95% pozitive tek popullata e përgjithshme, ndërsa të mërkurën kompania lajmëroi se kishte vërtetuar se tek të moshuarit mbi 65 vjeç efikasiteti i vaksinës ishte gjithashtu i lartë, në masën 94%.
Personat mbi 65 vjeç janë një nga grupmoshat më të rrezikuara nga COVID-19 në shkallë globale.
Organizatat farmaceutike të SHBA dhe gjermane thanë se kandidati tani i ka përmbushur kriteret e sigurisë, të nevojshme për autorizim emergjent.
Ata planifikojnë ta çojnë vaksinën për miratim brenda pak ditësh tek rregullatorët amerikanë përdorimi emergjent, Administrata e Ushqimit dhe Ilaçeve (FDA).
Kompanitë pritet të prodhojnë në shkallë globale deri në 50 milionë doza vaksinash në vitin 2020 dhe deri në 1.3 miliardë doza në fund të vitit 2021.
Analizat paraprake të efikasitetit tregojnë se BNT162b2 është 95% efikase kundër COVID-19 28 ditë pas marrjes së dozës së parë.
Kompanitë gjithashtu thonë se vaksina ka rezultuar e tolerueshme nga popullata e përgjithshme pa efekte serioze anësore.
Ata thanë se 3.8% e njerëzve kanë përjetuar gjendje lodhje dhe 2 për qind dhimbje koke.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë