Avokati: Thaçi nuk kishte asnjë motiv të kryente krime lufte

4 Prill 2023 | 12:02

Në Hagë ka nisur dita e dytë e gjykimit ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, ku avokati i ish-presidentit Gregory Keohe ka paraqitur mbrojtjen e ish-presidentit duke mohuar të gjitha pretendimet e UÇK-së.

Në fjalën e tij, Keohe theksoi se Thaçi nuk kishte asnjë motiv për të marrë pjesë në krimet e luftës së pretenduara.

“ZPS-ja dëshiron që ju të besoni se kishte një strukturë kriminale, komanduese me kontroll efektiv. Kjo është shumë larg së vërtetës dhe dëshirojmë të ofrojmë faktet e asaj që ndodhën në terren, duke filluar me prezentimin fillestar të Hashim Thaçit dhe rolin e tij gjatë viteve ’98-’99. Thaçi ishte një aktivist, student që u kthye në Kosovë në mars të vitit 98 menjëherë pas vrasjes së anëtarëve të familjes Jashari, që është edhe pikënisja e kësaj periudhe që mbulohet nga kjo aktakuzë.

Motivi është shumë i rëndësishëm. Hashim Thaçi nuk kishte asnjë motiv që të merrte pjesë në krime si një prej udhëheqëse të UÇK-së; e dinte se suksesi i Lëvizjes Çlirimtare të Kosovës varej nga mbështetja e vendeve perëndimore, sidomos nga SHBA-të”, ka thënë Keohe.

Gjithashtu, Kohe theksoi se gjatë kohës që u mbajt konferenca e Rambujesë në Francë, Thaçi nuk kishte kontrollin e UÇK-së, pasi sipas tij drejtues politik ishte Adem Demaçi.

Ai tha se teksa Thaçi ka qenë në Rambuje, u largua nga konferenca për ta marrë miratimin e Adem Demaçit, përfaqësuesit politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Aftësia e Thaçit që ta nënshkruante marrëveshjen vihej në dyshim nga një sërë faktorësh. Duhej të ekzistonte një farë aprovimi nga Adem Demaçi, që ishte autoritet suprem politik i UÇK.

Thaçi u largua gjatë konferencës për të shkuar në Slloveni që ta merrte miratimin e Demaçit. Ish-sekretarja amerikane, Madeliene Albright, i bëri thirrje Demaçit që ai ta mbështeste Rambujenë, por ai ishte kundër sepse nuk përfshinte pavarësinë e Kosovës”, tha avokati.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026