Klodian Tomorri: Nuk ka kuptim që qeveria të paguajë rrogat e papaguara nga privati
Qeveria Rama vendosi të paguajë me 40 mijë lekë për 12 muaj naftëtarët e rafinerisë së Ballshit të ngelur pa punë dhe pa paga prej më shumë se një viti. Kështu naftëtarët dolën nga greva dhe të paktën për një vit do të marrin pagën.
Por për ekonomistin Klodian Tomorri ky veprim i qeverisë nuk ka asnjë sens ekonomik.
Për emisionin “Me pak Fjalë”, të mërkurën në Euronews Albania, Tomorri tha se qeveria me këtë vendim i ka dhënë të drejtën “çdo kompanie private të mos paguaj punëtorët dhe ato t’i paguaj shteti”.
“ARMO ka qenë një kompani e mirëfilltë private që ka shitur karburant në treg dhe kompanitë që e kane shfrytëzuar nuk kanë paguar punonjësit. Nuk ka sens që shteti të marrë përsipër kosto apo detyrime të kompanive private. Po u hap kjo lojë, ajo nuk përfundon”, tha Tomorri.
Tomorri u shpreh se “shtetet kanë politika sociale për punonjësit që humbin punën , të cila janë të përcaktuar në buxhet. Por nuk ka ndodhur që paratë e qytetarëve të përdoren për të paguar detyrimet e kompanive private”.
Personat me aftësi të kufizuara marrin përkujdesje të papërfillshme nga shteti
Rreth €700 mln pastrohen çdo vit në Shqipëri përllogarit raporti i GIATOC
Vetëm 25% e rasteve të dhunës ndaj grave përfundojnë në Gjykatë
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania