VIDEO| Forcat izraelite hyjnë në xhaminë Al-Aksa, qëllojnë me shkopinj besimtarët
Janë rikthyer sërish tensionet mes policisë izraelite dhe besimtarëve myslimanë në xhaminë al-Aksanë Jerusalem.
Policia izraelite e armatosur rëndë, hyri në ambientet e brendshme të xhamisë dhe hasi në rezistencën e besimtarëve myslimanë të cilët qëlluan me fishekzjarrë.
Policia izraelite ka publikuar pamjet e bastisjes së sallës së lutjeve, ku brenda shihen të barrikaduar besimtarët të cilët rrihen me shkopinj gome nga forcat e policisë.
Pamjet e pasojave tregojnë mobilje të përmbysura dhe dyshekë lutjesh të shpërndara nëpër tapet.
Zyrtarët dhe diplomatët kanë paralajmëruar për rrezikun e një raundi të ri dhune në këtë vend të shenjtë në një kohë shumë të ndjeshme.
Kompleksi i Xhamisë Al-Aksa/Haram al-Sharif është vendi i tretë më i shenjtë në Islam. Njihet gjithashtu si Mali i Tempullit, vendi më i shenjtë në judaizëm.
Në të kaluarën, kompleksi ka parë shpesh përleshje midis besimtarëve palestinezë dhe forcave izraelite të sigurisë, duke shkaktuar trazira më të gjera.
Në maj 2021, një sulm izraelit në xhami kontribuoi në një konflikt 11-ditor në shkallë të plotë midis Izraelit dhe Hamasit, grupit militant islamik që qeveris Rripin e Gazës.
Vitin e kaluar, ndodhi hera e parë që muaji i shenjtë islamik i Ramazanit dhe festa njëjavore hebreje e Pashkës përkoi në tre dekada. Gjatë asaj jave pati skena të dhunshme gjatë ditëve të njëpasnjëshme.
Nga mbrëmja e së mërkurës, Ramazani dhe Pashka mbivendosen përsëri. Dy fundjavat e ardhshme shënojnë edhe Pashkët për kishat perëndimore dhe ato ortodokse lindore, duke bërë që të nxehet edhe më tepër situata për përplasje të mundshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
Të fshehur brenda kamionit cisternë, gjenden 30 emigrantë në Turqi! Një i arrestuar
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta