‘Të shmangen përshkallzimet‘, Borrell: Kosova e Serbia të zbatojnë marrëveshjen

5 Prill 2023 | 14:04

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, thotë se Kosova dhe Serbia u zotuan për rrugën drejt normalizimit dhe zbatimin aneksit, ndërsa kërkoi që të zbatohen të gjitha detyrimet nga të dyja palë.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Borrell bën thirrje që palët të shmangin përshkallëzimet.

Deklarata e tij vjen pas ditës së djeshme pas takimit që zhvilloi në Bruksel mes zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimit dhe drejtorit i të ashtuquajturës “Zyre për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

“Serbia dhe Kosova u zotuan për Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit dhe aneksin e saj. BE pret që të dyja të respektojnë të gjitha detyrimet prej saj dhe të fillojnë zbatimin sa më shpejt. Palët duhet të shmangin çdo përshkallëzim. Përkthimi i angazhimeve të tyre në rrugët e tyre evropiane është në vazhdim”- shkruan Borrell në një postim që ka bërë në rrjetet sociale.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026