I gjendet 41 mijë euro gjatë kontrollit fizik, procedohet i riu në Kapshticë
Policia Kufitare, në Kapshticë bën me dije se ka goditur një rast të mosdeklarimit të të hollave në kufi.
Gjatë aksionit u sekuestruan 41 250 euro dhe 41.500 lekë të rinj, si dhe u procedua penalisht poseduesi i tyre. Shuma e parave iu gjet gjatë kontrollit fizik të një pasagjeri që po udhëtonte me një kamion në dalje të Republikës së Shqipërisë.
Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për hetime të mëtejshme.
“Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në bashkëpunim me FRONTEX-in, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, në kuadër të kontrolleve të shtuara, bazuar dhe në analizën e riskut, në dalje të Republikës së Shqipërisë, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll të imtësishëm, një automjet kamion me drejtues shtetasin O. P. dhe pasagjer shtetasin K. H., 34 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë. Gjatë kontrollit fizik, 34-vjeçarit iu gjetën 41 250 euro dhe 41.500 lekë të rinj të cilat ai nuk i kishte deklaruar në kufi, siç e përcakton ligji. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë