Bashkëjetonte me shqiptaren, sekuestrohen pasuritë e bosit turk të drogës në Tiranë
GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK për sekuestrimin e pasurive që shtetasi turk Ramazan Keskin
Posedon në Shqipëri. Në njoftimin e bërë publik nga SPAK bëhet me dije se ndër pasuritë e sekuestruara bëjnë pjesë dy automjete luksoze Audi SQ7 dhe Audi Q7, një sipërfaqe 1 mijë metra katrorë ullishte në Selitë si dhe aksione në disa kompani.
Ndaj shtetasit turk është nxjerrë një urdhër arresti evropian, pasi ky shtetas rezulton si kreu i një organizate kriminale e cila ka si aktivitet kriminal trafikimin e lëndëve narkotike dhe pastrimin e parave.
Nga aktet e administruara rezulton se Keskin është kreu i një organizate kriminale e cila ka trafikuar sasi të mëdha lënde narkotike të llojit “Heroinë” dhe “Kokainë” në Roterdam, Hollandë e në Gjermani, ku bëhej grumbullimi e përpunimi i lendës narkotike, e cila më pas shpërndahej në gjithë Evropën.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas ka udhëtuar në mënyrë të vazhdueshme në Shqipëri dhe ka bashkëjetuar me një shtetase shqiptare.
Në vijim të hetimeve të kryera është dokumentuar fakti se ai ka investuar para në shuma të konsiderueshme në Shqipëri.
Nga ana e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.8 datë 03.02.2023, është vendosur:
Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Sekuestrimin e pasurive të subjektit nën hetim pasuror R. K., si dhe të personave të lidhur si më poshtë:
-
- Pasurinë me adresë, Selitë, Tiranë, me sipërfaqe 1 000 m2, e llojit “ullishte”.
- Automjeti tip Audi SQ7, me targa gjermane LR-II7777, me numer shasie Nr.WAUZZZ4M5HD052188.
- Automjeti autoveturë, marka AUDI, tipi Q7, targa AA275SB, me shasi Nr.WUAZZZ4L3BD026080, viti i prodhimit 2011.
- 25% të aksioneve të Operatorit Ekonomik “GLOBAL LEADER IN SPORT (GLS)” shpk- Nr. NIPT L92229020F, regjistruar më datë 29.10.2019.
- 50% të aksioneve të Operatorit Ekonomik “KESKINDAG” shpk- Nr. NIPT L71726012K, regjistruar më datë 26.05.2017.
- 50% të aksioneve të Operatori Ekonomik “REALIZ” shpk- Nr.NIPT L71822022A, regjistruar më datë 22.06.2017, datë themelimi 05.06.2017.
Vendimi nr.8 datë 03.02.2023, është ekzekutuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.
Verifkimet pasurore lidhur me këto subjekte vijojnë deri në dokumentimin e plotë.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë