EMRI| Sekuestrohet dyqani dhe mjeti luksoz i ‘të fortit’ të Durrësit

5 Prill 2023 | 13:09

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për konfiskimin e pasurisë së një shtetasi me kërkesë të SPAK.

GJKKO vendosi në dhjetor të vitit të shkuar konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit itë pasurive në zotërim të shtetasit Arian Plaku, si më poshtë:

Pasuria e paluajtshme nr.24/190-N5, zona kadastrale nr.8512, e llojit “Njësi”, me sipërfaqe 200 m², ndodhur në lagjen nr.1, rruga “Taulantia”, pallati 12 katësh, kati I, Durrës.
Pasuria e luajtshme e llojit automjet i markës Chrysler, modeli Sebring, me targa AA137PT.
Për administrimin e pasurive të konfiskuara është ngarkuar Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara e të Konfiskuara.

Arian Plaku ka qenë i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026