Zbardhet takimi i Celibashit me ambasadoret e SHBA dhe BE, çfarë u diskutua

5 Prill 2023 | 13:41

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka zbardhur bisedën e zhvilluar sot me ambasadoret e BE dhe SHBA në ambientet e KQZ.

Celibashi tregon se në fokus të takimit me ambasadoren e BE, Christianne Hohmann dhe ambasadoren e SHBA, Yuri Kim ishte përgatitja e zgjedhjeve vendore, shpërdorimin e burimeve shtetërore për fushatë, dukurinë e shitblerjes së votës, transparencën e financimeve në zgjedhje dhe pastërtine e figurës së kandidatëve që do të garojnë për t’u zgjedhur.

“Ambasadoret Hohmann dhe Kim theksuan se zgjedhjet e 14 Majit nuk janë thjesht për të zgjedhur qeverisjen vendore, por një test i mirëfilltë për progresin e demokracisë shqiptare dhe se të gjithë sytë e partnerëve ndërkombëtarë janë fokusuar mbi këto zgjedhje. Theksova dyfishimin e institucioneve shtetërore raportuese në KQZ, ndalimin e mbi 20 aktiviteteve publike, trefishimin e numrit të sanksioneve nga KQZ dhe garantova Ambasadoret Kim dhe Hohmann se KQZ do të vijojë të mbetet e baraslarguar nga politika dhe do të veprojë vetëm në zbatim të ligjit”, shprehet Celibashi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026