Facebook akuzohet se ka detyruar stafin të kthehet në zyrë gjatë periudhës së pandemisë
Më shumë se 200 punonjës të Facebook nga e gjithë bota kanë akuzuar kompaninë se ka detyruar redaktorët e përmbajtjes të kthehen përsëri në zyrë pavarësisht rreziqeve nga coronavirus.
Por, në gusht, Facebook tha që stafi mund të punonte nga shtëpia deri në verën e 2021, fakt qe bie ndesh me kërkesën e Facebook për rikthimin e tyre.
Në letrën e cila është bërë publike, ku punonjësit akuzojnë Facebook por edhe kërkojnë të ndryshohet vendimi që është marrë, thuhet se:
“Ne, redaktorët e përmbajtjes dhe punonjësit e tjerë të Facebook, po ju shkruajmë për të shprehur zhgënjimin tonë në vendimin tuaj për të rrezikuar jetën tonë – dhe jetën e kolegëve dhe të dashurve tanë – për të ruajtur fitimet e Facebook gjatë pandemisë.”
Ata nuk kanë lënë pa përmendur edhe politikat që Facebook po ndjek për të eleminuar gjuhën e urrejtjes dhe dezinformimin, dhe presionin që kanë pasur në punë, dhe ndërkohë që kërkohet që ata të rikthehen në zyrë.
“Facebook ka nevojë për ne.
Të sakrifikojmë shëndetin dhe sigurinë tonë për përfitim është e pamoralshme.”- kanë shkruar punonjësit në letrën publike.
Ndërkaq ka patur një reagim nga një zedhënës i Facebook i cili ka deklaruar se:
“Ne shpresojmë të arrijmë të kemi një dialog të brendshëm të hapur, por këto diskutime duhet të jenë të sinqerta.
Shumica e këtyre 15,000 redaktorëve të përmbajtjes së lajmeve globale kanë punuar nga shtëpia dhe do të vazhdojnë ta bëjnë këtë gjatë pandemisë”.
Tatuazhet që reflektojnë nivelin e glukozës dhe rrahjeve të zemrës në organizëm
UEFA i beson teknologjinë gjysmë-automatike finales së Realit me Eintracht Frankfurt
Fustani i Charlotte që boshatisi magazinën brenda 24 orëve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta