Shefi i NATO-s: Kina po ndihmonë ekonominë e Rusisë

5 Prill 2023 | 18:53

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë të mërkurën se Kina është duke ndihmuar ekonominë e Rusisë, teksa kjo e fundit përballet me sanksionet e Perëndimit për luftën në Ukrainë.

Ministrat e Jashtëm të NATO-s kanë mbajtur takime në Bruksel me partnerët e Azi-Paqësorit: Japoninë, Korenë Jugore, Australinë dhe Zelandën e Re, për sfidat në rritje, që kanë burim Kinën.

“Kina refuzon të dënojë agresionin e Rusisë. I bën jehonë propagandës ruse. Dhe kjo është mbështetje për ekonominë e Rusisë. Në kohën kur Pekini dhe Moska janë duke vepruar në kundërshtim me rregullin ndërkombëtar, është edhe më e rëndësishme të qëndrojmë të bashkuar”,-tha Stoltenberg.

Thirrja për një qëndrim të unifikuar është bërë pasi presidenti francez, Emmanuel Macron, ka arritur në Pekin për të biseduar me liderin kinez, Xi Jinping.

Macron ka thënë në kryeqytetin kinez se, secili që i ka ndihmuar Rusisë “agresore” në luftën e saj në Ukrainë, do të shihet si “bashkëpunëtore”.

Mirëpo, ai, po ashtu, ka thënë se Pekini mund të luajë “rol të madh” në gjetjen e një rruge për paqe në Ukrainë, dhe ka insistuar se Evropa nuk duhet “të shkëputet” nga Kina.

Stoltenberg ka ritheksuar paralajmërimet e Perëndimit ndaj Kinës që të mos dërgojë armë në Moskë.

Ai ka thënë se NATO-ja, deri më tani, “nuk ka arritur të konfirmojë” që Pekini po dërgon armë në Rusi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026