Kush është Audrey Glover? Nga përplasja me Berishën te rikthimi në Shqipëri
Misioni i ODIHR për monitorimin e zgjedhjeve lokale të 14 majit do të drejtohet nga një emër i njohur për politikën shqiptare, Audrey Glover. Britanikja është caktuar sërish Shefe e Misionit të Vëzhguesve të ODIHR, për procesin e 14 majit dhe menjëherë që prej ditës së sotme ka nisur takimet me drejtuesit e institucionet shtetërore, ku mesditën e kësaj të enjte u prit në KQZ nga Komisioneri Ilirjan Celibashi.
Emri i Audrey Glover është shumë i njohur për protagonistët e politikës shqiptare në këto 30 vite. Për herë të parë në Shqipëri, Glover vëzhgoi zgjedhjet e vitit 1996. Në ato zgjedhje fitoi Partia Demokratike, por pati shumë kontestime nga opozita dhe situata agravoi deri ngjarjet e vitit 97’.
Për ato zgjedhje, raporti i OSBE-ODIHR ka qenë një nga më negativët duke theksuar shumë vërejtje mjaft të rënda për procesin. Raporti i ODIHR i cilësoi zgjedhjet e 96-ës si “jo të lira dhe të ndershme”. Kjo bëri që Presidenti i asaj kohe, Sali Berisha të lëshonte akuza mjaft të rënda ndaj saj duke e cilësuar “kapomafia” dhe madje e shpalli atë edhe “non grata”.
Pas këtij prezantimi të parë me politikën shqiptare, Glover u rikthye në Shqipëri në vitin 2009 për të drejtuar misionin e vëzhguesve të ODIHR për zgjedhjet parlamentare.
Më pas Glover do të vinte edhe dy herë të tjera në Shqipëri për të drejtuar misionin e ODIHR në zgjedhjet lokale të 2015-ës dhe 2019-ës. Për zgjedhjet lokale të 14 majit, Audrey Glover do të drejtoj një mision me 324 vëzhgues me afat të gjatë.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta