Politika në Kosovë apel Shqipërisë: Jepini fund akuzave që lidhen me UÇK-në
Politikanët në Kosovë po i bëjnë thirrje faktorit politik shqiptar që t’i japin fund akuzave për çështje që lidhen me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, sepse po dëmtojnë unitetin dhe vetë ish-drejtuesit e UÇK-së, të cilët po përballen me akuzat për krime lufte në Hagë.
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, sot ka bërë apel për vetëdije të lartë patriotike, solidaritet e unitet të mbarë faktorit politik shqiptar.
“Akuzat që janë gatuar nga kundërshtarët e lirisë dhe të pavarësisë së Kosovës, Serbia dhe Rusia, nuk duhet të na gjejnë të përçarë e të papërgatitur. Prandaj instrumentalizimi politik i proceseve gjyqësore ndaj liderëve të UÇK-së, për politikë ditore partiake, pavarësisht në Kosovë, Shqipëri e diku tjetër, nuk i shërben aspak Kosovës, përkundrazi, e dëmton rëndë atë. Nuk i ndihmon as shokët tonë në Hagë”, shkruan Hoxhaj, në një postim në profilin zyrtar në Facebook.
Dy ditë më parë, ka qenë kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, që është shprehur se duhet të pushojnë sulme të tilla, sepse po na dëmtojnë.
“Konstruktime të tilla të pavërteta, nuk i ndihmojnë pjesëtarët e UÇK-së që tani janë në Hagë. Nuk i bëjnë mirë të vërtetës. I bëjnë keq harmonisë dhe solidaritetit shqiptar në Shqipëri dhe në Kosovë, që na nevojitet më shumë se çdoherë më parë. Gjykatën Speciale, nuk na e bëri Lulëzim Basha, as Sali Berisha, por për të vendosi Kuvendi i Kosovës”, shprehet Mustafa në një postim në Facebook.
Në Shqipëri Kryeministri Edi Rama dhe anëtarë të tjerë të Partisë Socialiste e kanë ngarkuar me përgjegjësi kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha, për pengim të hetimeve të krimeve të kryera nga serbët në Krushë të Madhe. Çështja në fjalë merr shkas nga fakti se Basha në atë periudhë ka bashkëpunuar me misionin e OKB-së në Kosovë (UMNIK-un) dhe ka qenë pjesëtar i grupit hetimor që hetoi krimet e serbëve gjatë luftës.
Konkretisht Basha akuzohet se nuk i përcolli grupit hetimor një kasetë me pamje të masakrës serbe, të bërë ndaj shqiptarëve në zonën e Krushës së Madhe në Kosovë. Akuza është hedhur poshtë nga PD dhe kryetari Basha, duke u shprehur se kjo është një lojë e qeverisë, dhe se Rama kërkon të largojë vëmendjen nga dështimet e brendshme në Shqipëri.
Tatuazhet që reflektojnë nivelin e glukozës dhe rrahjeve të zemrës në organizëm
UEFA i beson teknologjinë gjysmë-automatike finales së Realit me Eintracht Frankfurt
Fustani i Charlotte që boshatisi magazinën brenda 24 orëve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta