Bylis surpriza e Superiores, ballshiotët thyejnë çdo pritshmëri duke arritur vendin e dytë

25 Dhjetor 2019 | 08:38

Bylis ishte një nga skuadrat që siguroi ngjitjen në Superiore në fundin e sezonit të shkuar. Si një skuadër debutuese ekipi ballshiot nuk konsiderohej si pretendent për vendet e para në klasifikim, por përlloharitjet në futboll edhe një herë vërtetuan se nuk nuk gjejnë vend.

Skuadra e Veljko Dovedan e sheh veten në vendin e dytë, një pikë pas Kukësit kampion dimri, pas 17 javësh të luajtura.

Bylis ka pësuar vetëm 3 humbje këtë sezon, më pak se çdo ekip tjetër këtë edicion, me 13 gola të pësuar, ballshiotët kanë mbrojtjen e dytë më të mirë.

Guindo ka shënuar 8 gola këtë gjysmë të parë të sezonit, duke qenë shënuesi më i mirë për ekipin e Bylisit, njëkohësisht dhe shënuesi më i mirë i kampionatit.

Pas një gjysmë sezoni pozitiv, Bylis ka krijuar identitetin e një ekipi që meriton respekt dhe pse jo të provojë edhe ndonjë mrekulli të rrallë, ndoshta si ajo e Leisterit të vitit 2016.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026