Shkrimtari skocez fiton çmimin prestigjioz të letërsisë britanike ”Booker Prize”

20 Nëntor 2020 | 08:11

Autori skocez Douglas Stuart është fitues i çmimit prestigjioz të letërsisë britanike “Booker Prize”.

Sipas jurisë Romani “Shuggie Bain”,  përralla e tij e dashurisë dhe alkoolizmit që trajton ngjarje në Glasgow në vitet 1980 ishte destinuar të ishte një vepër klasike.

44-vjeçari Stuart fiitoi  50,000 paund (66,000 dollarë) dhe është skocezi i dytë që ka fituar çmimin prestigjioz letrar. Ai u shpreh i habitur për fitoren.

“Oh, më falni. Jam absolutisht i habitur. Nuk e prisja, do të doja, së pari, vetëm të falënderoja nënën time. Unë mendoj se e kam pasur të qartë që nëna ime është në çdo faqe të këtij libri dhe pa të nuk do të isha këtu dhe puna ime nuk do të ishte kjo”, tha Douglas Stuart pas marrjes së çmimit.

Libri, bazuar në fëmijërinë e tij, tregon për një djalë të ri duke u rritur gjatë viteve të vështira ‘80 në Glasgow ku nëna e tij luftone me varësinë ndaj alkoolit. Edhe në realitet nëna e autorit vdiq nga akoolizmi kur Stuart ishte vetëm 16 vjeç.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve u zhvillua në distancë për shkak të izolimit në Angli.

Midis atyre që kontribuan ishte edhe ish-presidenti i SHBA Barack Obama, i cili tha se leximi i kishte ofruar një pushim të shkurtër nga sfidat e përditshme të presidencës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026

Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër

Premiera e komedisë “Sonte do darkojmë në shtrat” është shfaqur në teatrin e Gjirokastrës, duke tërhequr interesimin e publikut dhe artdashësve të qytetit. Vepra e...
20:22 | 31/05/2026