Bilanci i diplomacisë së Kosovës, Gërvalla: NATO mbetet prioritet
Vetëm pak ditë pasi ka mbushur 2 vjet në krye të ministrisë së Jashtme, Donika Gërvalla u ftua në raportim para komisionit parlamentar.
Duke qenë se është një nga fushatat më të kritikuara nga opozita, akuzat nuk munguan as gjatë raportimit.
Gërvalla në fillim paraqiti një ekspoze të punës së saj, që për deputetin e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, më shumë i përngjau me një konferencë për media.
Për më tepër, ai e pyeti Gërvallën se a është në dijeni që disa ambasada janë kthyer në biznese.
“Janë paraqitur shumë shqiptarë me emra të rrejshëm duke thënë se në shqiptarët në Kosovë po na kërcënojnë, kanë marr azil, a duhet të i shikojnë ambasadat pasaportat e tyre. Ka një lëvizje anti-Kosovë të kosovarëve jashtë vendit me statusin e azilantit politik,” – tha Haliti.
Gërvalla tha se nuk është në dijeni të kësaj, por që do ta trajtojë këtë shqetësim. Ndërsa foli edhe për njohjet e reja.
“Mund të them se ka disa lëvizje në drejtim të duhur, po ashtu jam e bindur që Greqia mund të lëvizë drejt njohjes së Kosovës. Nuk ka më arsye siç kanë qenë, kemi disa përafrime e vizita që i kemi pasur,” – tha Gërvalla.
Shefja e diplomacisë kosovare po ashtu foli edhe për synimet e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës në NATO.
“Për anëtarësim në NATO, Kosova duhet të investojë shumë, megjithatë duhet kryer hapat paraprakë që janë të nevojshëm. Në takime e vëmë në pah rëndësinë që ka për paqen dhe stabilitetin në rajon. Një pjesë e madhe e punës gjatë këtij viti do të jetë e fokusuar në anëtarësimin në Këshillin e Evropës ku kemi bërë një progres të mirë deri tani,” – u shpreh Gërvalla.
Për këto procese, Gërvalla kërkoi edhe ndihmën e opozitës.
LEXONI GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta