SHBA mirëpret vendimin e Serbisë për stërvitje të përbashkëta ushtarake
Shtetet e Bashkuara të Amerikës mirëpresin vendimin e Serbisë për të organizuar një stërvitje ushtarake me partnerët e saj globalë të paqes.
Kështu ka thënë Ambasada e SHBA-së në Serbi për Radion Evropa e Lirë (REL).
“Ne jemi të lumtur që jemi pjesë e Ujkut të Platinit ”, ka thënë kjo ambasadë.
Autoritetet në Serbi kanë bërë përjashtim nga moratoriumi për mbajtjen e stërvitjeve ushtarake me partnerë të huaj, për të zhvilluar stërvitjen “Ujku i Platinit 23”.
Bëhet fjalë për stërvitje taktike ndërkombëtare, në të cilën marrin pjesë edhe anëtarët e aleancës së NATO-s, përfshirë SHBA-në.
Në përgjigjen e Ambasadës amerikane për Radion Evropa e Lirë, thuhet se Shtetet e Bashkuara vlerësojnë partneritetin ushtarak me Serbinë dhe respektojnë shumë ushtrinë serbe dhe udhëheqjen e saj.
“Ne angazhohemi për një partneritet të fuqishëm dypalësh ushtarak dhe mbrojtës me Serbinë, të fokusuar në qëllimet tona të përbashkëta për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe globalisht”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA-së në Serbi.
Gjithashtu, është shtuar se puna e përbashkët ndërton lidhje miqësie dhe besimi që u mundësojnë të dyja palëve të kontribuojnë së bashku për paqen.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta