Sergio Ramos nuk ia del, mbrojtësi humbet sfidën e Champions League përballë Interit
Dëmtimi që pësoi në ndeshjen e Nations League përballë Gjermanisë ka rezultuar më i rëndë nga sa dukej për Sergio Ramos, i cili me sa duket nuk mund të rikuperohet dot për sfidën e mes javës në champions përballë Interit.
Kapiteni i Los Blancos ngriti flamurin e bardhë në fundin e pjesës së parë për shkak të një problemi muskulor dhe nga ekzaminimet e fundit rezulton se do humbasë të paktën dy ndeshjet e radhës me madrilenët, ndërkohë që gjendja e tij do mbahet nën mbikëqyrje.
Lajmin e konfirmoi vetë klubi dhe ndonëse nuk jep kohën e rikuperimit, duket e pamundur që kapiteni të jetë në fushë të mërkurën në mbrëmje në ndeshjen e Champions-it.
Problemet me sa duket nuk kanë të mbaruar për Zinedine Zidane, pasi tekniku francez duhet të bëjë llogaritë pa liderin e skuadrës në një ndeshje mjaft vendimtare.
Megjithatë trajneri francez ka të rikuperuar Eder Militaao, Casemiron dhe Eden Hazard, ndërkohë që do të shpresojë deri në fund që edhe Rafael Varane të jetë gati për ndeshjen përballë Zi kaltërve në San Siro, pasi për Los Blanos nevojitet me patjetër fitorja për të mos rrezikuar kalimin e në fazën tjetër të champions.
Lexoni gjithashtu:
Ofertë faraonike për Ramos, PSG i ofron kapitenit të Real Madrid 20 milion euro në sezon
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut