“22 persona të zhdukur në Vlorë”, Lleshaj: Është një legjendë, ka vetëm katër raste
Vlora ka qenë ndalesa e radhës për ministrin e Brendshme, Sandër Lleshaj për të analizuar punën e policisë në qytetin bregdetar. Shifrat alarmante të personave të zhdukur nga 2016 kryesisht si pasojë e përfshirjes në trafikun e narkotikëve për ministrin Lleshaj nuk përbëjnë një fenomen, madje ai e mohoi një fakt të tillë duke thënë se ka vetëm katër persona të zhdukur.
“Unë nuk njoh një fenomen në Vlorë, ka raste në Vlorë dhe vende të tjera. Ka pasur raste për të cilat policia ka hapur procese penale”, tha ministri.
I pyetur se ka vetëm katër raste të referuar në Prokurorinë e Vlorës nga 22 persona të denoncuar nga familjarët dhe të afërmit si të zhdukur që prej vitit 2016, z. Lleshaj foli për “legjendë” të krijuar nga opozita.
“Po kush e thotë se janë 22 të zhdukur? Në qoftë se flisni për katër të referuar, atëherë janë katër të zhdukur. Ka më shumë një legjende të krijuar dhe mbështetur nga ata që nuk e di pse e mbështesin si ide, por kjo nuk na rezulton reale”, theksoi z. Lleshaj.
Ministri u ndal dhe tek akuzat e ngritura për listat zgjedhore. Sipas Lleshajt denoncimet kanë qëllim vetëm dezinformimi në radhët e qytetarëve pasi sipas tij nuk ka pasur asnjë rast konkret që ka verifikuar në listat zgjedhore apo përmes platformës online se i është lëvizur emri nga qendra votimit.
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni