Luksemburgu, i vetmi vend me transport publik falas
Që prej vitit 2020, Luksemburgu është vendi i parë në botë që ofron transportin publik falas për të gjithë, gjë që përfshin udhëtimin me tren, tramvaj dhe autobusët.
Konkretisht nga 1 marsi 2020, të gjithë përdoruesit e transportit publik në Luksemburg nuk kane me nevojë për biletë për të hipur në autobus, tren ose tramvaj. Kjo masë vlen për banorët si dhe turistët dhe punëtoret ndërkufitarë nga Franca, Belgjika apo Gjermania që punojnë në Luksemburg.
Transporti publik falas do të thotë më pak shpenzime për njerëzit me të ardhura të ulëta.
Humbja e të ardhurave të krijuara nga shitja e biletave (afërsisht 41 milionë euro) do të kompensohet nga taksat.
“Futja e transportit publik falas është një masë e rëndësishme sociale,” tha François Bausch, zëvendëskryeministër i Luksemburgut dhe ministër i Punëve Publike, në prezantimin e vitit 2020. Kjo është qershia mbi tortë si pjesë e strategjisë sonë të përgjithshme për një revolucion multimodal,” shtoi ai, duke iu referuar aspekteve sociale dhe mjedisore të këtij projekti të mbështetur nga qeveria.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit
Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
Trump: Irani po bën lëshime të mëdha
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
- 21:45 Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë
- 21:39 Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
- 21:37 E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 21:32 Breshëri shkatërron prodhimet bujqësore në Drizë të Gramshit (VIDEO)