Rusia apelon në CAS, vendimi i marrë nga Wada konsiderohet i padrejtë

25 Dhjetor 2019 | 12:52

Agjencia Botërore e Antidopingut mori masën ekstreme më 9 dhjetor që përjashton për 4 vite të gjithë sportistët rus, për shkak të manipulimit të agjencisë ruse të antidopingut në analizat e tyre.

Komiteti Olimpik Rus e kundërshtuar vendimin e marrë nga Agjencia Botërore e Antidopingut, për masën e marrë ndaj tyre. Pas një mbledhje të zhvilluar është vendosur apelimi i vendimit në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv.

Rusia do t’i drejtohet CAS ditën e premte me bindjen se do të fitojë të drejtën për të garuar në kompeticionet ndërkombëtare.

Të gjithë sportistëve rus u është ndaluar pjesëmarrja në Lojërat Olimpike, ndërsa edhe skuadra përfaqësuese e futbollit nuk mund të marrë pjesë në Botërorin e Katarit 2020.

Sipas presidentit të komitetit olimpik, Stanislav Pozdnyakov, ky vendim dëmton interesat e komiteteve dhe atletëve rusë.

Rusia përjashtohet nga lojërat olimpike pas një skandali në përdorimin e doping

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026