62 vjet nga fluturimi i parë i njeriut në hapësirë

12 Prill 2023 | 07:18

Më 12 prill 1961, austronauti Yuri Gagarin bëri historinë duke u ngjitur në kapsulën e “Vostok 1” që e çoi drejt hapësirës, ku kreu orbitën rreth planetit e më pas u kthye sërish në Tokë shëndoshë e mirë.

Yuri Gagarin ishte vetëm 27-vjeç kur u bë qenia e parë njerëzore që fluturoi ndonjëherë në orbitën e Tokës.

Raketa që transportonte Gagarin në anijen kozmike ‘Vostok 1’ ishte në të vërtetë një raketë e riparuar, e quajtur R-7 “Semyorka”.

Pavarësisht se shpëtoi nga vdekja duke mos qenë në misionin Soyuz 1, që përfundoi tragjikisht, Gararin  humbi jetë më vonë tragjikisht në një përplasje tjetër. Në vitin 1968 ai ishte duke pilotuar një avion luftarak MiG-15 në një fluturim rutinor stërvitjeje kur me bashkëpilotin e tij, humbën kontrollin në mënyrë misterioze dhe avioni u shkatërrua.

Tragjedia ishte e mbuluar nga Bashkimi Sovjetik për shumë vite. Kohët e fundit një nga kolegët e Gagarin, Aleksii Leonov zbuloi të vërtetën.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së me anë të rezolutës së 7 prillit 2011, e shpalli 12 prillin si Dita Botërore e Fluturimit të njeriut në hapësirë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026