“Bamirësia nuk të varfëron”, të rinjtë dhe artistët në Durrës shpërndajnë ndihma
Një koncert bamirësie u zhvillua në qytetin bregdetar të Durrësit.
Organizuar nga dy të rinj, koncerti i mbajtur në shkollën e muzikës “Jan Kukuzeli” bëri bashkë qytetarë të të gjitha moshave dhe artistë të njohur shqiptarë.
Sipas organizatorëve, synimi ishte përcjellja e mesazhit për angazhimin e të rinjve në kauza të tilla.
Ndonëse kjo nuk është hera e parë që performojnë në Durrës, për këngëtarët Hysni Alushi dhe Enkelejda Arifi kjo herë është e veçantë.
Por ky nuk është rasti i vetëm. Dajana Gërdani prej vitesh shpërndan ndihma për familjet në nevojë.
“Kjo është një nismë që e ne e bëjmë pothuajse çdo vit, ku për muajin e ramazanit ne kemi menduar të mbledhim disa ndihma nga njerëz të ndryshëm dhe të ofrojmë 3-4 familjeve drekën e Bajramit ose ti ndihmojmë të kalojnë një muaj me ushqime”, thotë ajo.
Por a e kanë të rinjtë durrsakë gatishmërinë për të ndihmuar apo qenë pjesë e nismave të tilla?
Në këtë rast, e mira nuk ka fund, por ka gjithmonë vend për përmirësim.
Prandaj apeli mbetet vetëm një.
“Artistët ndihen mirë në skenë, me ose pa para gjithmonë çështjet e mira janë të mirëseardhura dhe mendoj se duhet një përkrahje nga të gjithë pa dallim”, thotë këngëtarja Enkelejda Arifi.
LEXONI GJITHASHTU:
Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë
U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 10:54 Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh
- 10:44 Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin
- 10:41 Von der Leyen mbërrin në Kiev me një paketë të re mbështetjeje ushtarake për Ukrainën
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori