30 persona të armatosur sulmojnë portin në Ekuador, 9 të vdekur
Nëntë persona mbetën të vrarë në një port në Ekuadorin verior afër kufirit me Kolumbinë.
Ministri i Brendshëm Juan Zapata tha se sulmi u krye nga 30 persona të armatosur rëndë dhe të lidhur me bandat e krimit të organizuar.
Ai tha se sulmuesit mbërritën me dy varka dhe me automjete.
Zapata tha se në port në kohën e të shtënave kishte rreth 1,500 dhe 2,000 njerëz.
Peshkatarët u vunë në shënjestër në shenjë hakmarrjeje, shtoi Zapata.
Një nga taksitë e përdorur nga sulmuesit u gjet e braktisur në port dhe u sekuestrua nga policia, tha prokurori në një postim në Twitter.
Provinca e varfër Esmeraldas ka qenë në gjendje të jashtëzakonshme që nga 3 marsi për shkak të niveleve të larta të krimit dhe dhunës.
Ekuadori ndodhet midis Kolumbisë dhe Perusë, dy prodhuesit më të mëdhenj në botë të kokainës, shumica e së cilës dërgohet në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë nga portet e Ekuadorit.
Shkalla e vrasjeve në Ekuador pothuajse u dyfishua nga 14 për 100,000 qytetarë në 2021 në 25 një vit më vonë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Dokumenti i ‘rrjedhur’ i SHBA: Serbia pranoi të furnizonte me armë Kievin
- Pas takimit me Ramën dhe Begajn, Escobar sot jep ‘porositë’ për Alibeajn dhe Metën
Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës