Kriza në fasoneri, kryetari i shoqatës ‘Pro Eksport’: Shteti të investojë rreth 20 mln euro, përndryshe do të shkurtojmë staf

23 Nëntor 2020 | 06:27

Teksa prej 8 muajsh përballet me pandeminë COVID-19, ekonomia shqiptare ka pësuar një rënie të ndjeshme krahasuar me një vit më parë.

Sipas dhënave INSTAT sektorët më të prekur nga kriza janë industria përpunuese dhe turizmi.

Sektori i tekstileve dhe këpucëve janë punëdhënësit më të mëdhenj të industrisë përpunuese, me rreth 55 mijë persona, ose 52% e totalit prej 106 mijë të punësuar. Me nisjen e kufizimeve në vendet e BE-së, kjo industri po përballet sërish me vështirësi të mëdha ekonomike.

Kryetari i Shoqatës “Pro Eksport”, z.Edvin Prençe tregoi për Euronews Albania se sektori fason ndodhet në vështirësi për shkak të krizës së shkaktuar nga COVID-19.

Z.Prençe sqaroi se kanë rënë në 70% porositë nga vendet e huaja dhe kjo do të sjellë shkurtim të vendeve të punës.

 “Situata është me të vërtetë dramatike, sa i takon sektorit tonë të biznesit fason, për prodhimin e veshjeve dhe të këpucëve. E kishim parashikuar që do të kishte një rënie drastike, por ajo që na prokupon është se kjo rënie drastike ka tejkaluar parashikimet tona dhe mund të themi që jemi pothuajse në 70% ka rënë rendimenti apo porositë nga vendet e huaja.

Gjatë një krize janë edhe okazione që sektori jonë që mund të përfitojë. E kam fjalën tek veshjet një-përdorimshe që ka një kërkesë shumë të madhe nga vendet europiane. Por, sistemi që ne kemi, prodhues nuk është në gjendje të kënaqë këto sasi që kërkohen dhe për t’u përgjigjur kësaj kërkese duhet të kemi investime të menjëhershme sa u takon makinerive.

Kërkojmë mbështetjen e qeverisë sepse duke pasur një mbështetje sa i takon investimeve do të jemi në gjendje ta përballojmë këtë krizë dhe t’i mbajmë këta njerëz në punë“, u shpreh ai.

Z.Prençe tha se nëse shteti investon rreth 20 mln euro në këtë sektor do të evitohen largimet nga puna dhe madje do të shtohen vendet e punës.

“Ne kemi bërë një përllogaritje shumë të thjeshtë, në rast se nuk bëhet një ndihmë nga ana e shtetit, në fazën e dytë mund të kemi një largim të 33 mijë njerëzve që do të dalin pa punë, është një kosto për shtetin dhe do ju paguajë asistencën

Më shumë rreh 20 mln euro që shteti mund të investojë, do të evitohen këto largime dhe do të shtohen vende pune. Ne nuk kërkojmë lëmoshë, as dhurim apo falje, janë makineri që do të ngelen pronë e shtetit shqiptar”, tha z. Prençe.

“Preferojmë grande për blerjen e makinerive ose kredi të buta”, theksoi ai më tej. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026