Pashka ortodokse në Greqi, qytetarët pak para për të shpenzuar për mishin e qengjit
Këtë fundjavë të krishterët ortodoksë festojnë Pashkën. Pjesë e traditës është qengji i pjekur të dielën e Pashkës.
Në tregun kryesor të Athinës konsumatorët mundohen të gjejnë ofertat e duhura, pasi çmimet e larta kanë prekur të ardhurat e grekëve.
“Në 10 ditët e fundit, qytetarët kanë blerë kryesisht mish qengji dhe dhie. Një kile mish kushton nga 9 deri në 10 euro. Inflacioni është rritur, por ne po përpiqemi t’i mbajmë çmimet të ulëta”, thotë Andreas Niotis, kasap në Athinë.
Shumica e konsumatorëve mendojnë se çmimet janë të arsyeshme. Problemi është se shumë njerëz kanë pak para për të shpenzuar.
“Çmimet janë shumë të mira. Gjeta mish dhie dhe qengji për 8 euro. Vitin e kaluar çmimet ishin më të shtrenjta, ndaj mendoj se tani janë mirë”, shprehet një qytetar.
“Çmimet janë pak a shumë të njëjta me vitin e kaluar, por qytetarët nuk kanë para – ky është problemi. Njerëzit s’paguajnë dot faturat”, thotë një tjetër.
Në Greqi, krahas mishit, njerëzit blejnë edhe qirinj Pashke, vezë-çokollatë, si dhe dhurata për fëmijët. Pronarët e dyqaneve presin përfitime të mëdha.
Filina studion për Gazetari. Ajo është kumbare e një djali të vogël. 24-vjeçarja dëshiron t’i blejë një dhuratë, por druhet se financat nuk do ta lejojnë të blejë atë që do.
“Erdha të blej një qiri Pashke për famullin tim. Mund të gjej diçka të arsyeshme, por nuk është ajo çka duan fëmijët. Është e vështirë të plotësosh dëshirat e fëmijëve dhe të mos kesh para për të paguar”, shprehet ajo.
Konsumatorët vizitojnë tregjet e hapura dhe dyqanet, krahasojnë çmimet dhe kërkojnë ofertat më të mira. Shumë presin deri në minutën e fundit me shpresë për të gjetur çmime më të mira.
LEXONI GJITHASHTU:
- FOTO | Banorët e Ukrainës festojnë Pashkët mes luftës
- Besimtarët ortodoksë festojnë Pashkët në Korçë e Vlorë
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta