Besimtarët ortodoksë festojnë Pashkët në Korçë e Vlorë
Mijëra besimtarë ortodoksë kanë dalë mesnatën e sotme në sheshin e katedrales në Korçë për të festuar ringjalljen e Jezu Krishtit.
Në meshën e drejtuar nga Imzot Joan Pelushi kryefjala ka qënë begatia. Për besimtarët kjo është një festë e veçantë, për më tepër që kishin 2 vite që nuk festonin në këtë lloj forme për shkak të pandemisë.

Ata urojnë lumturinë për familjet e gjithë shqiptarëve dhe për më pak halle.
Marrja e dritës nga katedralja në shtëpitë e tyre simbolizon futjen e bekimeve dhe mirësisë, ndërkohë nuk kanë munguar as vezët karakteristike të pashkës.
Ndërsa, qindra besimtarë ortodoksë kanë marrë pjesë në meshën e shenjtë në kishën e Shën Theodhorit në Vlorë. At Konstandin Prifti ka uruar Gezuar Pashkët duke thënë: “Krishti u ngjall“.

Pashka simbolizon ngjalljen e Jezu Krishtit. Ajo është dita më e rendesishme në kalendarin fetar ortodoks dhe mesazhi i kësaj dite të madhe tregon fitoren e jetës mbi vdekjen, e dritës mbi errësirën, dhe dashurisë mbi urrejtjen.
LEXONI GJITHASHTU
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë