Manastiri pa gjimnaze shqip, Skënder Asani: Përgjegjësi e institucioneve të implementojnë gjuhën shqipe
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut festuan dje 22 Nëntorin, Ditën e Alfabetit Shqip, i cili u unifikua 112 vite më parë në Kongresin e Manastirit.
Ky kongres u zhvillua prej datës 14 deri më 22 nëntor të vitit 1908 dhe në të morën pjesë 50 delegatë nga 26 qytete të ndryshme, klube dhe shoqata. Por, sot në Manastir, në qytetin ku para 112 viteve u unifikua Alfabeti i Gjuhës Shqipe, nxënësit shqiptarë të shkollave të mesme nuk mund ta gëzojnë të drejtën e mësimit në gjuhën e tyre amtare.
Në shkollat e mesme nuk ka asnjë klasë me mësim në gjuhën shqipe. Nxënësit shqiptarë të këtij rajoni detyrohen të arsimohen në gjuhën maqedonase.
Skënder Asani, doktor i Shkencave Historike, në një intervistë për Euronews Albania tregoi se me ndryshimet që ndodhën pas vitit 2001, pas konfliktit në Maqedoni statusi i gjuhës shqipe është nivelizuar deri diku në aspektin institucional.
“E drejta e mësimit në gjuhën shqipe për shkollat fillore dhe të mesme është e garantuar me Kushtetutë,” – sqaroi z. Asani.
Sipas tij është përgjegjësia e institucioneve që të implementojnë dhe në qytetin e Manastirit atë që thuhet në Kushtetutë.
Urimi i Pendarovskit erdhi në gjuhën shqipe, gjë që në opinionin e Skënder Asanit nuk është asgjë e jashtëzakonshme pasi diçka të tillë e kanë bërë dhe politikan të tjerë më parë.
“Kryesorja është që të ngulmojnë që shqiptarët t’i kenë të drejtat e tyre sepse një urim nuk do të thotë diçka e arritur.
Ne po ngulmojmë që me punën tonë si institucion shkencor që të mbulojmë hapësirën shkencore dhe arsimore këtu në Republikën e Maqedonisë,” – përfundoi ai.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal