Turqia ndalon charter-at spitalorë, shkak mungesa e kapaciteteve për të prekurit me COVID
Turqia ka vendosur të ndalojë charter-at që shkojnë për kurim nga COVID-19 në spitalet turke.
Vendimi pa afat është marrë nga Ministria e Shëndetësisë turke për shkak të ezaurimit të kapaciteteve spitalore.
Euronews Albania mëson se që prej fillimit të pandemisë, në muajin mars, 270 persona të infektuar me koronavirus, kryesisht në gjendje të rënduar janë nisur me avionë “Charter” privat nga aeroporti Nënë Tereza për kurim jashtë vendit.
Turqia rezulton të jetë vendi i preferuar nga shqiptarët për t’u kuruar nga COVID-19.
Gazetari i Euronews Albania, Merin Maçi në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Rinasi tregoi se kjo bllokadë është vendosur që prej ditës së shtunë.
Ai tregoi se nga arsyetimi i dhënë nga autoritetet turke mësuam se ky vendim ka ardhur si pasojë e ezaurimit deri në 80% të kapaciteteve spitalore atje.
“Duhet thënë se nuk ka një afat të përcaktuar sa i takon këtij vendimi të marrë nga ana e Ministrisë dhe Aviacionit Turk për fluturimet me charter-a privatë spitalorë,” – tha gazetari Maçi.
Lexoni gjithashtu:
Me Charter dhe fatura mijëra euroshe, 270 shqiptarë u trajtuan për COVID jashtë shtetit
Fluturimet jashtë vendit reduktohen në 80%, disa linja udhëtime vetëm në fundjavë
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës