Çfarë po ndodh në Turqi më shumë se 2 muaj nga tërmeti i 6 shkurtit?
Në media herë pas here janë pasqyruar përjetimet e qytetarëve të zonave të prekura nga tërmeti në Turqi. Shumë prej tyre kanë frikë në flenë gjumë, të tjerë kanë frikë të qëndrojnë brenda shtëpive. Të mbijetuarit po vuajnë në heshtje fatkeqësinë që vrau më shumë se 50 mijë njerëz më shumë se dy muaj më parë.
Disa rrëfime që janë pasqyruar edhe në lajmet e Euronews Albania:
“Unë nuk fle më, shkoj në shtrat në orën 3 të mëngjesit dhe zgjohem në 5, 6 të mëngjesit, Edhe djali im ishte në Antalia dhe tani është kthyer të më shohë për një javë, zgjohet disa herë duke bërtitur natën, për shkak të tërmetit,” – tha Cuma Zobi, roje sigurie.
Psikiatri vullnetar Eralp Turk përpiqet të shërojë ankthin duke u endur rreth zonës së fatkeqësisë me një kuti plot me pilula në makinën e tij dhe një bllok shënimesh për regjistrimin e emocioneve.
Tre çrregullimet mendore më të shpeshta me të cilat përballemi aktualisht janë reagimet e rënda të stresit, reagimet e pikëllimit të lidhura me humbjet dhe së fundi rishfaqja e sëmundjeve të vjetra psikiatrike që janë zgjuar nga tërmeti te pacientët,” – u shpreh Eralp Türk, psikiatër vullnetar në zonën e tërmetit
Në ditën e fatkeqësisë, foshnja e Sevgit ishte vetëm 15 ditëshe. Tani kjo nënë e re jeton me frikë.
“Ka pasur tërmet dhe ende toka dridhet nganjëherë. Kështu që padyshim ndiej frikë. Dhe nuk është në frikë vetëm për mua, por për fëmijën tim, ne jemi të shqetësuar,” – tregoi ajo.
Shumë nga qytetarët që humbën shtëpitë e tyre po shfaqin simptoma të çrregullimit të stresit post-traumatik e ndoshta do të duhet shumë kohë të rimarrin veten.
LEXONI GJITHASHTU:
Një aeroplan i vogël përplaset me gradaçelën më të lartë të Pekinit (VIDEO)
Ish-këshilltari i Trump, John Bolton pranon fajësinë, ruajti në mënyrë të paligjshme informacione të sigurisë kombëtare
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 589
- 17:34 Vala e të nxehtit merr jetë njerëzish në Francë, 55 vdekje të regjistruara në Paris brenda një dite
- 17:30 Një aeroplan i vogël përplaset me gradaçelën më të lartë të Pekinit (VIDEO)
- 17:24 Ish-këshilltari i Trump, John Bolton pranon fajësinë, ruajti në mënyrë të paligjshme informacione të sigurisë kombëtare
- 17:09 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 589
- 17:01 Volkswagen planifikon të shkurtojë deri në 100,000 vende pune dhe ndoshta të mbyllë fabrikat
- 16:47 Departamenti i Thesarit i SHBA-së heq përkohësisht disa sanksione ndaj Venezuelës pas tërmetit