Nis sot fushata zgjedhore për 14 majin, mesazhi i OSBE
Duke nisur nga sot starton zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet e 14 majit. Fushata do të zgjasë deri në mesnatën e 12 majit, për t’i lënë hapësirë heshtjes zgjedhore më 13 maj e më pas ditës vendimtare të votimit më 14 maj.
Në një reagim në rrjetet sociale, OSBE bën thirrje për një fushatë të qetë dhe me qasje progresiste. “Shumë punë mbetet për t’u bërë dhe ne jemi të gatshëm të punojmë me ju edhe pas 14 majit. Ndërkohë presim që të zhvillohet një fushatë paqësore dhe e hapur ku konkurrimi politik të jetë sa më konstruktiv, në zbatim të legjislacionit shqiptar, standardeve ndërkombëtare”, shkruan mes të tjerash OSBE në postimin në facebook.
Ndërkohë në ditën e parë të fushatës për zgjedhjet lokale të 14 majit ka mbërritur edhe kritika e parë nga organizatat ndërkombëtare. Komiteti Shqiptar i Helsinkit deklaron se partitë politike nuk kanë respektuar Kodin Zgjedhor, pasi e kanë nisur fushatën zgjedhore para kohe duke theksuar se pjesë e këtyre takimeve kanë qenë edhe përfaqësues të administratës.
Në zgjedhjet e 14 majit 2023 kanë të drejtë vote 3,650,550 shqiptarë, nga të cilët 122,545 zgjedhës votojnë për herë të parë.
LEXO GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta