Mjeku Rexhep Agolli tregon 2 avantazhet e vaksinës së Oxfordit: E përballueshme për të gjithë
Mjeku shqiptar në Oksford, Rexhep Agolli e vlerësoi si një lajm shumë të mirë vaksinën e prodhuar nga Universiteti i Oksfordit.
Ai tha se është menduar që vaksina të jepet në dy doza me një diferencë prej 1 muaji, pasi ka rezultuar se doza e dytë çoi në rritjen e efektshmërisë së vaksinës nga 70-90 për qind dhe doza e dytë bëri që vaksina të rezultojë efektive edhe në ndalimin e përhapjes së virusit.
Mjeku tregoi më tej 2 avantazhet e kësaj vaksine në krahasim me dy të tjerat të prodhuara deri tani nga kompanitë amerikane ‘Pfizer’ dhe ‘Moderna’.
“Një ndër avantazhet më të rëndësishëm është ai që ka të bëjë me ruajtjen e vaksinës. Mjaft sisteme shëndetësore nuk kanë kapacitete të mbajnë vaksinat në temperatura të ulëta -70 apo -80 gradë celcius, siç e kërkojnë vaksinat e prodhuara nga ‘Pfizer’ apo ‘Moderna’.
Kjo e bën atë një vaksinë shumë të lehtë për t’u ruajtur. Dhe tjetra që është më e rëndësishme është se për faktin që përdor një teknikë shumë të njohur, është edhe shumë e lehtë për t’u prodhuar. Nëse një vaksinë nuk do të shpërndahej në kohë, s’do të kishte efektin që pritej”, tha mjeku.
Çmimin e lirë të kësaj vaksine, që do të jetë diku tek 3-4 dollarë, shumë më të lirë se ato të ‘Pfizer’ apo ‘Moderna’ që shkojnë deri në 35 dollarë, mjeku Agolli e lidh me faktin se kjo vaksinë përdor një teknologji shumë të njohur, ndryshe nga dy të parat që kanë përdorur një teknologji shumë moderne, për herë të parë në prodhimin e vaksinave.
“E rëndësishme është që kjo vaksinë është e lirë dhe shumë e lehtë për t’u administruar nga vende të ndryshme, që nuk i kanë mundësitë financiare. Ajo është shëmbëlltyrë e sistemit shëndetësor në Britaninë e Madhe, falas për të gjithë.
Vaksinë është pagëzuar me emrin ‘vaksina për çdo vend të botës’, pasi do të jetë e lehtë për t’u pasur nga kushdo”, tha mjeku Agolli.
Ndiqni intervistën e plotë:
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur