Situata nga COVID-19, Britania gati planin dimëror, shtohet presioni në spitalet e Selanikut

24 Nëntor 2020 | 07:44

Testimi dhe vaksina, janë këto mjetet që qeveria e Mbretërisë së Bashkuar po përdor për të mposhtur coronavirusin.

Lajmi se AstraZeneca dhe Universiteti i Oxford-it kanë një vaksinë 90% efektive kundër COVID-19, shton shpresat, por Boris Johnson thotë se “Britania e Madhe ende nuk është jashtë rrezikut”.

Pas bllokimit Johnson ka publikuar “Planin e tij Dimëror COVID” me masa rajonale me tre nivele, po ashtu shtohen edhe testimet e shpejta.

 “Edhe nëse të tre vaksinat aprovohen, edhe nëse plotësohen afatet e prodhimit, do të kalojnë muaj përpara se të jemi të sigurt se kemi kontaktuar këdo që ka nevojë për një vaksinë. Dhe ata muaj do të jenë të vështirë, do të jenë të ftohtë. Përfshijmë janarin dhe shkurtin, kur Shërbimi Kombëtar Shëndetësor  është nën presionin e tij më të madh. Kjo është arsyeja pse kur të dalim nga bllokimi javën e ardhshme, ne nuk duhet të hedhim poshtë fitoren që kemi arritur të gjithë,” – u shpreh Johnson.

Italia tani është bërë shteti i gjashtë në botë që kalon 50,000 vdekje, dhe i dyti në Evropë pas Britanisë. Qeveria ende është duke rezistuar për të mos vendosur një bllokim të dytë kombëtar duke u përqendruar në kufizimet rajonale dhe në shtetrrethim gjatë natës.

Zyrtarët thonë se masat që përfshijnë mbylljen e bareve dhe restoranteve në zonat më të goditura, po japin  efekt.

Ndërkohë OBSH është e shqetësuar e festimet e Krishtlindjes mund të shkaktojnë një rritje të infeksioneve

“Për fat të mirë, shumë njerëz në të gjithë botën kanë mundësi të lidhen virtualisht, dhe unë mendoj se kjo mund të jetë mënyra me të cilën duhet të veprojnë shumë zona, por unë dua të them se edhe nëse nuk mund të festoni së bashku këtë vit, mund të gjesh mënyra të tjera për të festuar kur gjithçka të ketë mbaruar,” – tha Maria Van Kerkhove, kryetarja teknike e OBSH-së.

Pjesa veriore e Greqisë po ashtu po përballet me një situatë të vështirë sidomos në kujdesin shëndetësor. Në Selanik është shtuar presioni mbi kapacitetet e spitaleve ndërsa zyrtarët thonë se ata janë duke u përgatitur për më të keqen me vetëm 4% të shtretërve të mbetur të lirë në njësitë e kujdesit intensiv.

 

Lexoni gjithashtu: 

Britania heq bllokadën. Johnson njofton masat e reja lehtësuese, në fuqi deri në mars

Situata nga COVID-19, mbingarkesë e spitaleve në Greqi, Serbia shmang bllokimin kombëtar

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat

Një person u vra dhe një tjetër u plagos rëndë pasi një tren mallrash u përplas me një kamion në lindje të Iowës të mërkurën në...
14:39 | 04/06/2026

11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik

Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës së kaluar si pjesë e Misionit të Patrullimit Ajror Baltik të NATO-s, tha të enjten zëdhënësi...
14:27 | 04/06/2026

Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima

Ushtria amerikane sulmoi një anije të akuzuar për kontrabandë droge në Oqeanin Paqësor lindor të mërkurën, duke vrarë dy burra, ndërsa administrata Trump zhvillon një fushatë kundër trafikantëve të...
14:12 | 04/06/2026