EKSKLUZIVE/ Pensionet: 800 mijë punonjës paguan sigurime për 687 mijë pensionistë

15 Prill 2023 | 19:48

Në raportin e fundit të sigurimeve shoqërore, ku bëhet një pasqyrim i plotë i skemës për vitin 2022, ishin 801 480 njerëz që derdhën kontribute, dhe 686 923 njerëz që përfituan pensione. Nga këta 586 mijë përfitojnë pensione urbane dhe 101 mijë marrin pensione rurale. Të dhënat tregojnë se të ardhurat mesatare për pensionet e qytetit ishin 18 615 lekë ndërsa, për ato të fshatit 10 888 lekë. Me këta tregues, pagesat janë rreth 5 herë më të ulëta se paga mesatare dhe ky hendek mund të thellohet më tej, me rritjen e pagave përgjatë 2 viteve të ardhshme.

Eksperti i ekonomisë Selami Xhepa u shpreh për emisionin “Money” në Euronews: Kjo lloj rritje që tashmë është realizuar dhe pritet të rritet me kalimin e kohës do të ketë efekt pozitiv në shtimin e kontributeve, por kjo është e pamjaftueshme për të mbuluar indeksimin e pensioneve në të njëjtën masë me të cilën indeksohen pagat dhe për të ruajtur raportin e zëvendësimin, që është pesha e pensioneve në raport me pagën mesatare. Mendoj që do të kemi të bëjmë me një thellim dhe rritje të shtresëzimit të polarizimit social në kategoritë e ndryshme të të ardhurave.

Ndërkohë që eksperti i pensioneve Koço Broka u shpreh se rritja e pagave në sektorin privat është një ogur i mirë për pensionet.

“Rritja reale e pagave është një ogur i mirë për pensionet për arsye se me reformën  e vitit 2014, që filloi të zbatohet në vitin 2015, kemi një lidhje më të mirë të pagimit të kontributit mbi bazën e pagave dhe nivelit të pensioneve. NQS para reformës në vitin 2014, raporti midis pensionit minimal dhe atij maksimal ishte 1 me 2, kurse kontributi ishte 1 me 4.4, pra pensionistë nuk e merrnin atë që kishin kontribuar. Ndërkojhë me reformën e vitit 2015 u bë një lidhje më e mirë me pagat dhe pensioni varet drejtëprdrejt nga rritja e pagave”, tha ai.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026