“Money”/ Sa janë pensionet më të ulëta dhe më të larta në Shqipëri

15 Prill 2023 | 19:44

Në emisionin Money në Euronews Albania u trajtua këtë të shtunë skema e pensioneve në Shqipëri dhe rritja e moshës së pensionit nga qeveria.

Le të shohim një shembull që buron nga viti i parë i zbatimit të reformës së vitit 2014. Një qytetar që ka dalë ne pension në vitin 2015 me pagën mesatare minimale 22 mijë lekë, për 35 vite kontribute që ka derdhur, ka dalë në muajin e parë të pensionimit me pagesën 14 350 lekë. Formula e llogarit pensionin sa 1% e viteve të punës plus pensionin social. Pra, me reformimin e skemës, në vitin e parë të zbatimit të saj, pensioni minimal në qytet ishte 14.350 lekë, ndërsa pensioni maksimal 27 600 lekë. 8 vite më vonë pensioni më i ulët nuk mund të jetë nën 20 400 lekë.

Koço Broka, eksperti i pensioneve u shpreh për “Money”: Cili është pensioni minimal. Vitin e kaluar, baza e vlerësuar ishte 81 mijë lekë. Këtë vit, baza e vlerësuar duhet të rritej. Por me bazën e vlerëuar të vitit të kaluar, del që pensioni minimal është (38:15*81=20400 lekë) 20400 lekë.  Kaq është pensioni minimal në qytet dhe në fshat, pra 1 fermer që ka paguar kontribute per 38 vjet merr 204 mijë lekë,. Kemi një problem sepse është barazuar shpërblimi në pensionet e fshatit dhe qytetit, por nuk është barazuar diferenca në taksë e pagimit të kontributeve midis fshatit dhe qytetit.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026